Demaçi për Tageszeitung (1999): “UÇK-ja u lind nga ky popull”

4 javë më parë

Demaçi për Tageszeitung (1999): “UÇK-ja u lind nga ky popull”

Nga: Sylë Ukshini

Adem Demaçi, përfaqësues politik i UÇK-së (tashmë i ndjerë v.j), në një intervistë për gazetën gjermane “Die Tageszeitung”, 2/3 janar 1999, paralajmëronte se Beogradi me epërsinë ushtarake në Kosovë pritej të fillonte një luftë të re në pranverën që vjen.

Më tej, ai deklaronte se “tash për tash ne kemi vetëm armë të lehta, por kemi edhe një popull i cili e përkrah armatën tonë. UÇK-ja u lind nga ky popull, dhe për këtë edhe e përkrahë ky popull UÇK-në. Ngase të gjithë ushtarët e saj janë fëmijët të këtij populli”.

Në të njëjtën, Demaçi deklaronte se UÇK e favorizonte zgjidhjen politike, por nëse ajo do të refuzohej, lufta do të vazhdonte.

“Ne (UÇK-ja) jemi të gatshëm që të gjejmë një zgjidhje politike. Por nëse serbët nuk duan të degjojnë, ne do të luftojmë”, deklaronte Demaçi në intervistën e tij për gazetën gjermane “Die Taheszeitung”./AKTIV PRESS/