Delegacioni i BQK-së, pjesëmarrës në konferencën e Bankës Qendrore Evropiane

3 muaj më parë

Delegacioni i BQK-së, pjesëmarrës në konferencën e Bankës Qendrore Evropiane

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës Flamur Mrasori, i shoqëruar nga anëtari i Bordit Behxhet Brajshori, po marrin pjesë në konferencën e 8-të të nivelit të lartë të organizuar nga Banka Qendrore Evropiane me temën: Përgjigja e vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore ndaj ndryshimeve në fushën tregtare dhe financiare.

Kjo konferencë vjetore e nivelit të lartë, kësaj radhe është organizuar në dy sesione kryesore me tema shumë të rëndësishme dhe me folës nga institucione të larta financiare botërore si FMN-ja, Banka Botërore, BERZH-i, përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësues të Bankave Qendrore të vendeve të ndryshme evropiane.

AktivPress