Del vetura e parë që funksionon me energji diellore

4 muaj më parë

Del vetura e parë që funksionon me energji diellore

Këtë javë, kompania holandeze Lightyear e ka prezantuar prototipin e automjetit të parë që funksionon me energji diellore të quajtur Lightyear One.

Janë disa panele solare që janë të vendosura sipër kulmit dhe kapakut të makinës, dhe të cilat janë të mbuluara nga një xham sigurie.

Makina synohet se mund t’i përshkojë diku mbi 20 mijë kilometra në vit, dhe gjithashtu mund të mbushet me energji elektrike.

Për më tepër, ajo peshon shumë lehtë në mënyrë që ta marrë në mënyrë më efiakse energjinë diellore, si dhe ka një bateri mjaft të vogël.

Një karakteristikë tjetër e këtij automjeti është që secila rrotë e saj do ta ketë në përdorim nga një motor.

Kjo veturë do të dalë në shitje në Evropë më së largu në vitin 2021, por që mund ta paraporositni që tani nëse keni shumën prej 118 mijë dollarësh sa edhe kushton ajo.