Deda: Me Rikalon s’kam bashkëpunuar asnjëherë

3 vite më parë

Deda: Me Rikalon s’kam bashkëpunuar asnjëherë

Ilir Deda, deputet i Alternativës, i përmendur nga ministri Nenad Rikalo, i cili po dyshohet se ka maltretuar shqiptarët gjatë kohës së luftës, ka thënë në Info Magazine të Klan Kosovës se Rikalon e ka njohur, porse bashkëpunim me të s’ka pasur.

Rikalo, në një letër të tij drejtuar mediave ku ka provuar të sqarohet për punët e tij në institucionet e Kosovës dhe ku ka mohuar akuzat në drejtim të tij, pos tjerash shkruan se “ndoshta këtë publiku nuk e di, por katër vjet kam qenë anëtar i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina”.

Deda nuk e ka mohuar këtë, porse ka sqaruar se në KFOS – Fondacioni në Kosovë për Shoqëri të Hapur, ka qenë vetëm anëtarë bordit dhe nga ky pozicion s’ka pasur kurrfarë bashkëpunimi me Rikalon.

“Unë kam qenë anëtarë i bordit në KFOS-it në vitin 2010, edhe zotëri Rikalo ka qenë anëtar i bordit në KFOS. Por anëtarët e bordit nuk bashkëpunojnë mes vete. Por, kjo është mënyrë që të mundohen që të ikin nga disa akuza të qytetarëve për atë që ka ndodhur”.

Deda ka mohuar ta ketë njohur ministrin Rikalo më parë.

“Unë nuk kam qenë në Prishtinë gjatë bombardimeve, pastaj kam qenë në SHBA dhe nuk kam dëgjuar për të”.