Debutim i tmerrshëm për Higuainin në MLS: E humb penalltinë dhe kacafytet me kundërshtarë

4 javë më parë

Debutim i tmerrshëm për Higuainin në MLS: E humb penalltinë dhe kacafytet me kundërshtarë

Gonzalo Higuain e ka bërë një debutim për t’u harruar për Inter Miamin në MLS, duke e humbur penalltinë në disfatën e thellë 3:0 të skuadrës së David Beckham kundër  Philadelphia Union.

Sulmuesi 32-vjeçar, i cili iu bashkua Miamit në fillim të këtij mauji pasi e shkëputi marrëveshjen me Juventusin, pati mundësi ta kthejë në lojë skuadrën e vet të re, por dështoi plotësisht nga pika e bardhë, transmeton Gazeta Express.

Goditja e tij në minutën e 77-të shkoi lart mbi portë dhe përfundoi në tribuna.

Sulmuesi argjentinas reagoi me mllef pasi mbrojtësi i Philadelphias Jakob Glesnes festoi përballë tij, duke e nxitur një kacafytje.

Inter Miami renditet në pozitën e 13-të në Konferencën Lindore në MLS, baras me pikë me vendin e fundit, DC United.

Philadelphia Union është në vendin e dytë, vetëm dy pikë prapa liderit Columbus Crew. /Express/