David Gilmour me këngë të re pas pesë vjetësh

3 muaj më parë

David Gilmour me këngë të re pas pesë vjetësh

Ish-anëtari i bendit legjendar, Pink Floyd, David Gilmour, pritet që ta publikojë këngën e tij të parë të përveçme, “Yes I Have Ghosts” .

Kjo do të jetë kënga e tij e parë brenda pesë vjetësh, si pjesë e një audiolibri të ri nga autorja e shquar, Polly Samson.

Samson e cila është bashkëshortja e Gilmour, ka bashkëpunuar me të për realizimin e versionit audio të “Një Teatri për Ëndërrimtarë” që do të publikohet nga W.F. Howes më 25 qershor, dhe që do të përcillet me muzikë të kompozuar enkas nga Gilmour.