Daut Haradinaj kërkon falje pasi tymosi në ambientet e Kuvendit

1 javë më parë

Daut Haradinaj kërkon falje pasi tymosi në ambientet e Kuvendit

Deputeti i AAK’së, Daut Haradinaj, është parë duke tymosur duhan në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Pas publikimit të pamjeve në media, ka reaguar Haradinaj duke kërkuar edhe falje për veprimin.

“E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend” ka thënë Haradinaj në reagimin e tij.

Reagimi i plotë:

E di që është shprehi e keqe pirja e duhanit, por aty është ambienti ku e ndezin të gjithë duhanpirësit në Kuvend.

Megjithatë, është pakujdesi e imja dhe kërkoj falje.

DH