Datat e punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
4 vite më parëDatat e punimeve të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
Seminari XXXVI Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare do t’i zhvillojë punimet nga 14 – 25 gusht 2017, në Prishtinë.
Datat e punimeve dhe programi këtij viti është bërë i ditur nga njoftimi në faqen zyrtare të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, transmeton Aktivpress.
Arritja e seminaristëve në Kosovë do të bëhet më 13 gusht 2017 (e diel), ndërsa hapja solemne e Seminarit do të bëhet më 14 gusht 2017, në orën 11:00.
Njoftimi i plotë:
Programi bazë i Seminarit XXXVI:
- Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele);
- Ligjërata të veçanta të gjuhësisë;
- Ligjërata për letërsinë shqiptare;
- Ligjërata për kulturën shqiptare;
- Referime shkencore;
- Ligjërata të përgjithshme;
- Tryeza të rrumbullakëta;
- Tryeza e doktorantëve:
- Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtaritë kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës;
SESIONET SHKENCORE (24 – 25 gusht 2017)
Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (24 – 25 gusht 2017) janë:
- Gjuhësi: Qendrat e zhvillimit të shqipes
(Pikat: qendrat gjeografike të zhvillimit të shqipes; institucionet që kanë ndikuar në zhvillimin e shqipes; pikat referente të zhvillimit të shqipes- sinkroni dhe diakroni; autorët si pika referimi)
- Letërsi: Fakti dhe fiksioni në letërsi
- Kulturologji: Media dhe identiteti kulturor
Afati për dërgimin e titullit të kumtesës dhe të abstraktit të bashkëngjitur (deri në 300 fjalë) është i hapur deri më 15 maj 2017. Abstrakti është i domosdoshëm!
Adresa e e-mailit: [email protected]
Aplikuesit nga Shqipëria duhet të aplikojnë në bashkëdrejtorinë e Seminarit në Tiranë. ([email protected]; [email protected])/Aktivpress