“Dashuri në kohërat e vaksinës”, Rama sjell fotot plot emocione

2 muaj më parë

“Dashuri në kohërat e vaksinës”, Rama sjell fotot plot emocione

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar disa foto nga të moshuarit që janë bërë pjesë e procesit të vaksinimit.

Ai e konsideron një dashuri në kohërat e pandemisë së ditëve të sotme, covid-19, ndihmën, respektin dhe gjithë ndjenjën ndaj gjyshërve apo prindërve tanë.

Një nip që shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit shumë ndjenjë të sinqertë kanë parë ata mure ku po kryhet vaksinimi.

“Dashuri në kohërat e vaksinës. Në ditët e vështira e kuptojmë vlerën e jetës e të njëri-tjetrit, si në këto foto ku një nip shoqëron gjyshin, një partner partneren e dekadave, vajza e djali prindërit. Shumë dashuri në këtë galeri fotosh. Kaq duhet”, shkruan ai.

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/pcb.10158592618896523/10158592607856523/