DASh, interesohet për minoritetet në kryeqytet

4 vite më parë

DASh, interesohet për minoritetet në kryeqytet

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës,​ Dardan Sejdiu, priti sot në takim Stacy Bernard Davis, shefe e njësisë për Evropë për demokraci e të drejta të njeriut nga Departmenti i Shtetit të ShBA-së.


Në komunikatën e Komunës thuhet se “në takim u diskutua për mirëqeverisjen në Komunën e Prishtinës si dhe pozitën e komuniteteve etnike e fetare në komunë”.

“Nënkryetari Sejdiu e njoftoi Davis për të arriturat në Komunën e Prishtinës, me theks të veçantë transparencën radikale, luftimin e krimit dhe korrupsionit, reformat në administratë, urbanizëm, funksionalizimin dhe modernizimin e transportit publik, përmirësimin e lartë të shërbimeve në shëndetësi, si dhe shërbimeve nda ​j​ qytetarëve në përgjithësi”, thuhet në komunikatë.

Sa i përket të drejtave të komuniteteve, Dardan Sejdiu tha se të gjitha komunitetet, si etnike apo fetare në Komunën e Prishtinës janë të barabarta dhe kanë përfaqësim të drejtë edhe në vendimmarrjen e qeverisjes komunale.