“Das interessante Blatt” (1912): Proklamimi i pavarësisë së Shqipërisë
2 muaj më parë“Das interessante Blatt” (1912): Proklamimi i pavarësisë së Shqipërisë
Sylë Ukshini
Revista e ilustruar e Vjenës “Das Interessante Blatt” në ballinën e saj të datës 30 nëntor 1912 ka botuar një pikturë të bukur /sipas nje skice/ dhe shumë domethënëse për aktin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor 1912 në qytetin bregdetar të Vlorës.
Aty shihet flamuri kombëtar dhe Ismail Qemaili i rrethuar nga kleri fetar dhe përgaqësuesit e të gjitha krahinave shqiptare duke u përshendetur me entuziazem nga vlonjatët.
“I rrethuar nga priftërinj dhe përfaqësuesit e shquar nga të gjitha pjesët e Shqipërisë, Presidenti i Përkohshëm Ismail Kemal Bei e shpalli pavarësinë e vendit në brohoritje të stuhishme të popullit të Valonës”, thuhet në legjendën e fotos./AKTIV PRESS/