Dardanët pritet t’i luajnë dy ndeshje miqësore në qershor

2 javë më parë

Dardanët pritet t’i luajnë dy ndeshje miqësore në qershor

Kombëtarja e Kosovës në futboll do t’i luajë dy ndeshje miqësore ndaj San Marinos dhe Kazakistanit në fillim të muajit qershor.

Më 1 qershor, Dardanët e presin Kombëtaren e San Marinos në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe ndeshja fillon në orën 18:00, raporton FFK.

Ndeshja kundër Kazakistanit do të luhet më 4 qershor në të njëjtën kohë dhe vend.

Në miqësoren e fundit që kanë pasur Dardanët, ata korrën fitore të bindshme me rezultat 4:0 ndaj Lituanisë.

Ndërsa në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës, Kosova pësoi humbje nga Suedia dhe Spanja, ku brenda këtyre dy ndeshjeve Dardanët shënuan vetëm një gol dhe pranuan gjashtë në total./klankosova.tv