Dafina shfaqet provokuese në pozat e reja në Instagram

1 muaj më parë

Dafina shfaqet provokuese në pozat e reja në Instagram

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, po tregohet gjithnjë e më shumë aktive në rrjetet sociale.

Ajo i mban çdo ditë të azhurnuar fansat me fotografi të ndryshme nga jeta e saj përditshme, gjersa nuk mungojnë herë pas here edhe imazhet provokuese.

Së fundmi, Dafina ka realizuar një set të ri fotografik, ku është shfaqur mjaft tërheqëse në bikini të verdha.

E mbështjellë me një xhaketë prej pelushi, këngëtarja vuri në pah linjat e saj trupore, ndërsa theksoi tatuazhet e shumta përgjatë trupit.

Ajo nuk ka bërë të ditur nëse imazhet në fjalë janë shkëputje nga xhirimet e ndonjë projekti të ri muzikor, megjithatë fotografitë janë pëlqyer e komentuar në masë të madhe nga fansat.

Dafina është gjithashtu në përgatitje e sipër të albumit të saj më të ri, të cilin shpreson ta nxjerrë në shitje për fansat së shpejti.

Projekti i fundit muzikor i saj mbetet kënga “A je pendu”, e cila është publikuar gjatë pandemisë dhe është pritur mirë nga fansat.