Çun Lajçi, “në varr” për së gjalli

3 vite më parë

Çun Lajçi, “në varr” për së gjalli

Aktori i madh shqiptar Çun Lajçi, i njohur jo vetëm për role të mëdha në skenën e teatrit dhe kinematografisë kosovare, por edhe për këmbëngulësinë në kundërshtim të Demarkacionit me Malin e Zi, ka ardhur me një mesazh nga “varri”.

Lajçi, përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një foto ku shihet i shtrirë në një gropë në formë varri.

“Veç me pas kush me m’mbulu!!!”, ka shkruar Lajçi.

Postimi i kësaj fotografie ka nxitur reagime të shumta tek miqtë e tij në Facebook.

Shumë nga komentuesit thonë se vdekjen e tij ja dëshirojnë udhëheqësit politikë, e shumë sosh thonë se Kosova ka ende nevojë për të. /AktivPress