Covid-19, SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

1 muaj më parë

Covid-19, SHBA tërhiqet zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

Presidenti amerikan, Donald Trump e ka tërhequr zyrtarisht SHBA’në nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), të cilën e akuzon për keqmenaxhim të pandemisë së COVID-19, njoftoi sot një senator amerikan.

“Kongresi ka marrë njoftim se presidenti ka hequr zyrtarisht SHBA’në nga OBSH’ja, në mes të një pandemie”, shkroi në Twitter Robert Menendez, anëtari demokrat i Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit.

Trump njoftoi, gjithashtu, edhe një ndërprerje të fondeve për organizatën.