Conte në Inter? Kështu përgjigjet Pioli

4 vite më parë

Conte në Inter? Kështu përgjigjet Pioli

Stefano Pioli nuk është i brengosur për zërat që po qarkullojnë se Conte ose Simeone mund ta zëvendësojnë atë.

Antonio Conte dhe Diego Simeone janë dy emrat që flitet se mund ta zëvendësojnë Stefano Piolin te Interi, por kjo nuk e shqetëson ish trajnerin e Lazios, transmeton Express.

“Kjo nuk ndikon te unë, përderisa e di si shkojnë gjërat”, tha Pioli kur u pyet për thashethemet për Conten e Simeonen. “nëse fitoni, do t’ju quajnë fenomen, nëse humbasin atëherë duket se do të ju zëvendësojnë”.

“Më e rëndësishme është të fokusoheni te e ardhmja. Puna ime është që të marrim rezultate, jo vetëm për mua te Interi, por për gjithë trajnerët”, shtoi ai.