“Çmenden” kafedashësit, paguajnë 75 dollarë për një filxhan

3 muaj më parë

“Çmenden” kafedashësit, paguajnë 75 dollarë për një filxhan

Një zinxhir lokalesh në jug të Kalifornisë kanë thyer rekord duke çuar çmimin në 75 dollarë për një filxhan kafe.

“Klatch Coffee Roasters”, që ndodhet në Los Anxhelos dhe San Francisko e shet aktualisht një kafe me cmim kaq të lartë. Kjo ka ardhur si “bombë” për personat që konsumojnë vazhdimisht kafe, të cilët e blejnë një filxhan Starbucks për 6 dollarë.

Ka një arsye përse kafeja është kaq e shtrenjtë. Klatcsh është i vetmi në Shtetet e Bashkuara që shet kafe “Elita Geisha” e cila është në sasi të limituar.

Elita u prodhua para shumë vitesh në familjen Lamstus në Boquete dhe është konsideruar si një prej kafeve më të mira në botë.

Disa blerës paguajnë 803 dollarë për kilogramë, prandaj Klatch ishte i pari dyqan kafeje në ShBA që bleu 10 kilogramë. Të gjithë të fiksuarit pas kafes po paguajnë, madje po kursejnë para për të provuar një filxhan Elita./oranews