Clinton: Nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me ju kundër spastrimit etnik

3 muaj më parë

Clinton: Nderi më i madh në jetën time që kam qëndruar me ju kundër spastrimit etnik

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka deklaruar se është nder i madh për të lidhja që ka me Kosovën.

Këto komente ai i bëri në rastin e ceremoninë së 20 vjetorit të Ditës së Çlirimit, transmeton Koha.net.

“Çdo herë ka qenë dhe do të jetë nderi më i madh në jetën time, që kam qëndruar me juve kundër spastrimit etnik dhe ju jam shumë mirënjohës që jam sërish këtu me ju”, ka thënë Clinton.

Ai ka shtuar se duhet të jemi mirënjohës që në këtë rrugëtim të vështirë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike.

“Para se të mendoni për të gjitha gjërat që duhet t’i bëni, jeni mirënjohës që në udhëtimin tuaj të vështirë dhe të gjatë nuk ka pasur kthim të dhunës sistematike, shkatërrimit. Merita për këtë i shkon qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive, të cilët kanë vendosur të jetojnë me shpresën e të ardhmes së duhur”, u shpreh Clinton.