Cilin mik e humbi Blendi Fevziu për shkak të “Opinionit”

2 vite më parë

Cilin mik e humbi Blendi Fevziu për shkak të “Opinionit”

Gazetari Blendi Fevziu dhe ish-Kryeministri Sali Berisha kanë qenë dy miq shumë të mirë. Por tashmë ata nuk flasin më mes tyre.

Është vetë gazetari që e ka treguar se mes tij dhe ish-Kryeministrit jo vetëm nuk ka më miqësi, por as komunikim.

Në një intervistë për Revistën  “Who”, Fevziu nuk e mohon se nuk i vjen mirë kur kujton se ka humbur miqësinë dhe marrëdhënien me shumë figura të politikës, mes të cilëve edhe Berisha.

Në fakt gazetari nuk e ka mohuar asnjëherë që mes tij dhe ish-Kryeministrit marrëdhëniet nuk janë më ato të dikurshmet, dhe kjo është vënë re në mungesën disa vjeçare të Berishës në “Opinion”.

Pjesë nga intervista:

A keni humbur miq për shkak të “Opinion”?

B.F: Po, në shumë raste!

Kush janë këta shumë?

B.F: Kur them shumë ka mjaft emra. Ka njerëz me të cilët distancohesh dhe nuk ke më frekuetimin e parë. Ka të tjerë me të cilët nuk komunikon më. Si rasti i Berishës.

Berisha dhe Lubonja, do të jenë pjesë e 20-vjetorit? Të vjen keq që ata kanë vendosur t’i thonë JO studios tënde?

B.F: Padyshim që do të jenë. Kanë konfirmuar të dy intervista me këtë rast dhe në transmetimin tonë do jenë. Padyshim që më vjen keq për të dy, por ka qenë vendimi tyre. Kur vendimin e dikujt nuk mund ta ndikosh dhe ndryshosh, duhet ta respektosh. Kjo po ndodh edhe në raportin tim me ta.