Cili kandidat po prinë me postime në Facebook?

3 vite më parë

Cili kandidat po prinë me postime në Facebook?

Partitë, koalicionet por edhe vet kandidatët për deputetë janë duke i shfrytëzuar në maksimum rrjetet sociale për t’i promovuar aktivitetet në fushatë parazgjedhore.

Megjithatë, Facebook-u mbetet rrjeti që shfrytëzohet më së tepërmi prej tyre.

Albert Krasniqi nga Demokracia në Veprim, ka bërë të ditur se që nga dita e parë e fushatës e deri dje, subjektet politike që janë pjesë përbërëse e koalicionit LAA (LDK-AKR-Alternativa) kanë bërë më së shumti postime në faqet e tyre zyrtare në Facebook, përkatësisht 128 postime, shkruan AktivPress.

Pas tyre vijnë subjektet politike që janë pjesë e koalicionit PAN (PDK-AAK-Nisma) me 77 postime dhe në fund është subjekti politik LVV,  me  38 postime.

Nga kandidatët për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë numrin më të madh të postimeve në faqen e tij zyrtare në Facebook, përkatësisht 71 postime, pasuar nga Ramush Haradinaj me 34 postime dhe Albin Kurti me 30 postime./AktivPress