Chelsea vazhdon mbretërimin në Ligën Premier
4 vite më parëChelsea vazhdon mbretërimin në Ligën Premier
Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim te West Hami me rezultat 2-1.
Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar me fitore në Ligën Premier edhe ndaj West Hamit, duke ngritur epërsinë me ndjekësit në kampionat.
Ishte ylli belg, Eden Hazard, që shfrytëzoi për mrekulli një kundërsulm të skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 25 për 1-0 pas asistimit të Pedro Rodriguez dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.
Sulmuesi spanjoll shënoi nga afërsia në minutën e 50 të ndeshjes dhe ngriti epërsinë në 2-0, shkruan Telegrafi.
Pas kësaj fitore, Chelsea ka 66 pikë në vendin e parë, ndërsa West Hami renditet në vendin e 11 me 33 pikë.