Challandes tregon momentet më të mira me Kosovën

2 javë më parë

Challandes tregon momentet më të mira me Kosovën

Bernard Challandes është shfaqur i emocionuar në konferencën e fundit për media si trajner i kombëtares së Kosovës.

Mes emocionesh, tekniku zviceran ka treguar edhe momentet me të mira që ka pasur me “Dardanët”.

“Puna me Federatën ishte shumë e mirë…Edhe në fushë ka pasur momente të mira.

Ndeshja ndaj Azerbejxhanit, golat e Arbër Zenelit, atëherë kur isha trajner i mirë sepse shënonim, tash nuk jam trajner i mirë pasi nuk arritëm të shënonim”, tha Challandes.

Ai është larguar nga posti i trajnerit të Kosovës këtë të mërkurë pas rezultateve zhgënjyese në ndeshjet e fundit./Gazeta inFokus/