Challandes me stafin e tij ndodhen sonte në Maqedoninë Veriore, kjo është arsyeja

4 javë më parë

Challandes me stafin e tij ndodhen sonte në Maqedoninë Veriore, kjo është arsyeja

Trajneri i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes së bashku me stafin e tij dhe me zyrtarë të FFK-së do të jenë sonte të pranishëm në Shkup për ta ndjekur ndeshjen Maqedoni e Veriut – Izrael, shkruan zeri.info

Kujtojmë, se Maqedonia Veriore do të jetë kundërshtari i Kosovës në gjysmëfinalen e Divizionit D të Ligës së Kombeve, përmes së cilës “Dardanët” do ta kërkojnë kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Vizita e sotme në Shkup realizohet në kuadër të studimit të lojës së kundërshtarit.

Challandes do të shoqërohet nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti dhe menaxheri, Bajram Shala./Zëri