Challandes befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes nga Gjeorgjia

2 javë më parë

Challandes befason të gjithë me deklaratën e tij pas humbjes nga Gjeorgjia

Kosova ka pësuar humbje me rezultat 2-1 nga Gjeorgjia të martën mbrëma në ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, shkruan Gazeta inFokus.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i ‘Dardanëve’, Bernard Challandes, i cili ka thënë se është i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtën mirë.

“Mendoj që jam i zhgënjyer me ekipin për arsye se luajtëm mirë. Performanca nuk ishte e keqe, ekipi luajti mirë. Kemi luajtur mirë. Krijojmë mirë por mungon pasimi i fundit. Pjesën e dytë kemi qenë dominant, por ka munguar tranzicioni. Për mua nuk është problem vendi 4 apo 5, por ne kemi mundur ta fitojmë më shumë pikë”, ka thënë Challandes.

Me pas tekniku zviceran ka thënë se bënë maksimumin në punën e tij, kurse vendimin për edicionin e ri e merr FFK.“Nuk jemi në pozicion, jam trajner, nuk është vendimi i im, unë jam mirë me këtë skuadër. E di që duhen rezultatet, këtë herë nuk kemi rezultate dhe nuk e mendoj të ardhmen. Bëjë punën time dhe jap maksimumin pastaj është vendim i federatës e jo i imi për edicionin e ardhshëm të Federatës së Futbollit”, deklaroi Bernard Challandes.

Ndeshjen e radhës dhe të fundit në këtë cikël kualifikues Kosova e luan në muajin nëntor në udhëtim te Greqia./Gazeta inFokus