Çfarë po ndodh me Milot Rashicën?

2 vite më parë

Çfarë po ndodh me Milot Rashicën?

Milot Rashica nuk është në formacion as për sfidën kundër Borussia Moenchengladbachut.

U transferua nga Vitesse në Werder Bremen me shumë buj, por anësori i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, nuk po e gjen vetën te klubi gjerman, raporton BILD.

Ai nuk është sërish në formacionin startues të Werder Bremen kundër Borussia Moenchengladbachut, sfidë që do të zhvillohet në stadiumin “Borussia-Park” sonte nga ora 20:30 në kuadër të xhiros së 25’të në Bundesliga.

Rashica, që ka bërë deri më tani vetëm dy paraqitje për klubin gjerman, “është blerje ndoshta më shumë për të ardhmen, pasi tani për tani ai nuk e ka bindur trajnerin, Florian Kohfeldt”, shkruan BILD, në një artikull kushtuar 21 vjeçarit nga Vushtrria. /Gazeta Express/