Çfarë ndodhte kur ngacmoje të madhin Michael Jordan

2 vite më parë

Çfarë ndodhte kur ngacmoje të madhin Michael Jordan

Michael Jordan konsiderohet pothuajse nga të gjithë si basketbollisti më i mirë në histori. Me Chicago Bulls ai fitoi 6 tituj kampion në NBA dhe ka vendosur rekorde që rezistojnë edhe sot e kësaj dite.

Kur je një yll si Jordan, ka edhe gjëra që të bezdisin, si për shembull ndeshjet miqësore. Në një prej tyre, ish-basketbollisti i Indiana Pacers, Reggie Miller, i konsideruar si një nga gjuajtësit më të mirë të historisë, guxoi të ngacmonte Jordanin.

Ai e tregon vetë se çfarë ndodhi: “Isha në vitin tim të parë dhe po luanim kundër Bullsave një miqësore. Jordan ishte në vitin e tij të katërt në NBA dhe nuk i kishte qejf miqësoret, motivohej vetëm në ndeshjet zyrtare. Një shoku i ekipit më thotë që Jordani, njeriu për të cilin flasin të gjithë, nuk po luante fare mirë në pjesën e parë. Më tha që po e shkatërroja dhe më këshilloi që ta ngacmoja. Unë shkova dhe i thashë: “Michael, kush kujton se je? Ka ardhur një i ri në lagje tashmë”. Ai më pa dhe tundi kokën”.

Mbaroi pjesa e parë dhe Miller kishte shënuar 10 pikë, ndërsa Jordan vetëm 4. Kur përfundoi e gjithë ndeshja, Jordan kishte shënuar 44 pikë dhe Miller vetëm 12.

Miller tregon se çfarë i tha Jordan më pas: “Kujdes! Kurrë mos i flit keq Jezusit të zi”./TCh