Çfarë masash reciprociteti parashihte vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën /Dokument

2 muaj më parë

Çfarë masash reciprociteti parashihte vendimi i Qeverisë Haradinaj për taksën /Dokument

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i qeverisë së tij për takstën 100 për qind ndaj produkteve serbe parasheh një sërë masash reciprociteti.

Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojne të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkruan Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës. /Lajmi.net/