Certifikata për dëshmorët e Betejës së Koshares

3 vite më parë

Certifikata për dëshmorët e Betejës së Koshares

Familjarëve nga Drenasi dhe Skenderaj, sot u janë dorëzuar certifikatat e dëshmorëve që kanë rënë në Betejën e Koshares.

Në ceremoni, veç familjarëve të 10 dëshmorëve nga Drenica, ishin edhe ish anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Lahi Brahimaj, ish komandanti i Brigadës 138, Rrustem Berisha dhe Avni Rrustemi, ish komandant në Betejën e Koshares, njofton rtv21.

Beteja e Koshares është njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pasi është luftimi i parë frontal për thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar, ku forcave të armikut iu shkaktuan humbje të mëdha.