Ceremonia e “Oscars”

3 vite më parë

Ceremonia e “Oscars”

Duket se gjithçka është gati në “Hollywood” për ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscar” të dielën, ndërsa Los Angeles përgatitet të presë natën më magjepsëse të qytetit.

Pavarësisht shiut, punëtorët kanë përgatitur zonën ku do të zbresin personalitetet e famshme që do të marrin pjesë në ceremoni, ndërkohë që janë vendosur edhe ekrane gjigante ngado.

Muzikali romantik “La La Land” është pretendenti kryesor për disa statueta, pasi është nominuar në 14 kategori. Me 14 nominimet në kategoritë e “filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

“La La Land” është bërë gjithashtu i pari muzikal që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979.

Akademia e Arteve Vizive dhe Shkencave me 6.600 anëtarë, që voton për “Oscars”, ka një histori të reagimit të mirë ndaj filmave që flasin për shoë-biznesin, duke pasur parasysh këtu edhe fituesit e çmimeve vitet e kaluara, “Birdman” dhe “The Artist”, shkruan Top Channel.