Casemiro ua kujton të gjithëve: “Bale na ka dhuruar trofe”

1 muaj më parë

Casemiro ua kujton të gjithëve: “Bale na ka dhuruar trofe”

Casemiro ka vetëm fjalë të mira për Gareth Bale, i cili ishte me një këmbë jashtë Madridit, por tani do të qëndrojë në “Santiago Bernabeu”.

Ai startoi në ndeshjen e parë në La Liga kundër Celta Vigos dhe bëri paraqitje fantastike, duke e ndihmuar Real Madridin të fitojë 3-1, raporton Gazeta Express.

Disa javë më parë, publikisht Zinedine Zidane e pranoi se Bale do të largohet, kurse sot gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht, ai tani thotë “Bale do të qëndrojë”.

Kjo tashmë duket se është defenitive, pasi edhe lojtarët kanë nisur ta mbështesin publikisht 30-vjeçarin.

Casemiro dhe Courtois janë ata që kanë folur për rëndësinë e Bale në Madrid, pas ndeshjes me Celta Vigon.

“Ai na ka dhuruar tituj, ka shënuar në finale dhe ka respektin maksimal nga ne”, tha Casemiro.

“Ai duhet të luajë për Realin. Është lojtar i shkëlqyer dhe shumë i rëndësishëm për ne”, shtoi Casi.

Kurse Coutois u shpreh: “Ai është lojtar i rëndësishëm dhe ka luajtur një ndeshje të shkëlqyer”.

“Të gjithë e duan atë, është e rëndësishme që ai luan për ne. Jemi shumë të lumtur me Bale”. /Gazeta Express/