Capital T i propozon ‘nuses’ në koncert: Ti je ma e mira

3 javë më parë

Capital T i propozon ‘nuses’ në koncert: Ti je ma e mira

Mbrëmjen e së premtes, reperi Capital T ndezi sheshin Nënë Tereza me koncertin e tij ‘Time Capsule’.

Koreografia për performancat e tij ishte e mirëmenduar me kujdes.

Një prej momenteve më të bukura të koncertit ishte kur filloi kënga ‘Ti je ma e mira’.

Gjithcka nisi me një vajzë të veshur me fustan të bardhe dhe me vello, e cila dukej si një nuse e vërtetë.

Reperi nuk i rezistoi dot dhe u ul në gjunjë për ti propozuar.

Vajzat e tjera, të cilat ishin pjesë e koreografisë rrethuan ‘ciftin’.

Capitali dhe stafi i tij e kishin menduar me kujdes gjithcka që të kënaqnin publikun.