Capital-T dhe Ledri Vula refuzuan Fifin për një bashkëpunim, kjo është arsyeja!

2 muaj më parë

Capital-T dhe Ledri Vula refuzuan Fifin për një bashkëpunim, kjo është arsyeja!

Ditën e djeshme e ftuar në “Nin” Fifi bëri një deklaratë që tërhoqi mjaftë vëmendje.

Ajo tregoi se Capital-T dhe Ledri Vula e kishin refuzuar atë për të bashkëpunuar, e pyetur se pse kishte ndodhur kështu, sipas saj aryeja e kësaj ishte se ata ishin duke punuar në albumet e tyre.

“Ledri dhe Capital T më kanë refuzuar. Këto kohët e fundit. Nëse do kthehen për një bashkëpunim varet se me çfarë oferte do vijnë.”-tha ajo.

Kujtojmë se disa ditë më parë Fifi ka publikuar këngën e saj më të fundit një baladë që i këndon një dashurie të humbur, kënga titullohet “Ninullë dashurie” dhe deri tani ajo po pëlqehet shumë.

Si duket këngëtarja nuk do të heqë dorë nga bashkëpunimet, ajo ka treguar ditë më parë në “Shiko kush luan” se ajo dhe reperi Bardhi do të publikojnë shumë shpejtë bashkëpunimin e tyre.