Cancelo: Juve më ka bërë futbollist të kompletuar

2 javë më parë

Cancelo: Juve më ka bërë futbollist të kompletuar

Joao Cancelo e pranon që është bërë futbollist më i kompletuar të Juve.

Kjo është hera e dytë që portugezi e gjen vetën në Serie A, pasi që sezonin e kaluar ishte futbollist i Interit, si i huazuar nga Valencia.

“Jam duke mësuar shumë këtu, Juve më ka bërë futbollist më të kompletuar”, tha fillimisht Cancelo.

Ai nuk harroi të flasë edhe për bashkatdhetarin e tij nga Portugalia, Cristiano Ronaldo.

“Është e pashpjegueshme, Ronaldo stërvitë dhe luan sikur të ishim në të njëjtën moshë”, tha duke qeshur 24 vjeçari. AktivPress