Cakaj pas takimit me Hotin: Do të punojmë pakursyer për t’i ndihmuar shqiptarët në Luginë

1 muaj më parë

Cakaj pas takimit me Hotin: Do të punojmë pakursyer për t’i ndihmuar shqiptarët në Luginë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai është pritur në takim nga kryeministri Avdullah Hoti ku temë bosht kishin problemet e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Një takim fort i vyer me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti. Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë”.

Cakaj ka thënë se ndau të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë.