Cagliari “siguron mbijetesën” me Erika Aurorën (Foto)

4 muaj më parë

Cagliari “siguron mbijetesën” me Erika Aurorën (Foto)

Kur kanë mbetur edhe 11 javë nga fundi i kampionatit italian, skuadra e Cagliarit vijon të jetë e përfshirë në luftën për mbijetesë, ndonëse ka krijuar një farë distance nga ekipet që mbyllin renditjen.

Megjithatë trajneri Maran ka edhe një tjetër arsye për t’u gëzuar, pasi futbollistët e tij do të kenë tani edhe mbështetjen e modeles dhe aktores me origjinë sarde, Erika Aurora.

Kjo e fundit është rikthyer në qytetin e lindjes, Sardenjë, për një projekt mjaft interesant kinematografik, ndërsa ka premtuar edhe mbështetjen nga shkallët e stadiumit për skuadrën e Cagliarit.

Erika Aurora ka deklaruar në një intervistë se është ende “single”, duke shtuar një tjetër arsye që futbollistët e kuqebluve të dhurojnë performanca bindëse në fushë./TCh