Byrek i veçantë me mish pule dhe djathë

4 muaj më parë

Byrek i veçantë me mish pule dhe djathë

Ja si mund ta përgatisni një byrek me mish pule dhe djathë!

Përbërësit:

  • gjysmë pule
  • 1 pako petë të gatshme
  • ½ filxhan çaji qumësht
  • 5 vezë
  • 1 filxhan çaji djathë kaçkavall
  • 500 gr qepë
  • 1 filxhan çaji gjalpë
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Gjysmën e pulës së pastruar më parë e vëmë të ziejë në një tenxhere me ujë dhe kripë.
  • Ndërkohë grijmë qepët në feta të holla dhe i shtojmë në tenxheren e mishit dhe i lëmë të ziejnë mirë derisa të mbetet fare pak lëng në të.
  • Pasi të jenë zier, e largojmë tenxheren nga zjarri dhe nxjerrim të gjitha copat e mishit në një pjatë. E pastrojmë mishin nga kockat dhe e presim në copa të vogla.
  • Qepët i vendosim sërish në zjarr që të ziejnë dhe të bëhen akoma edhe më të buta. Në të shtojmë edhe qumështin dhe e lëmë të ziejnë edhe për 5 minuta të tjera.
  • E largojmë tenxheren nga zjarri, hedhim në të djathin e grirë dhe copat e prera të pulës dhe i përziejmë mirë.
  • Në një pjatë rrahim vezët dhe i hedhim në përzierjen e përgatitur. Shtojmë pak kripë dhe piper.
  • Në tavën e pjekjes të lyer me gjalpë shtrojmë 5-6 petë duke i lyer me gjalpë edhe ato. Mbi to shtojmë masën e përgatitur.
  • Më pas vendosim edhe petët e mbetura të lyera një nga një me gjalpin e shkrirë.
  • Spërkatini petët me gjalpin e mbetur dhe me pak ujë dhe vendoseni tavën në furrë në një temperaturë prej 180 gradë që të piqet për 1 orë./shije.al