Butrint Imeri publikon këngën e re, shfaqet si profesori në “La Casa del Papel”

1 muaj më parë

Butrint Imeri publikon këngën e re, shfaqet si profesori në “La Casa del Papel”

“M’ke rrejt” është kënga e fundit që Butrint Imeri publikoi sot.

Videoklipi ka skena të ngjashme me filmin “La Caca del Papel” një ndër serialet më të ndjekura në Netflix.

Vajzat balerina veshin kostumin e kuq dhe maskën e Salvador Dali, ndërsa në duar disa mbajnë automatikë lojë.

Gjithashtu në një moment mbi ta hidhen para, skenë e ngjashme me Episodin e tretë të “Casa del Papel” kur skuadra e profesorit shkon të vjedhë arin në Bankën Qëndrore të Spanjës. Për të krijuar kaos, me qëllim që të hynin brenda, ata hedhin miliona euro nëpër rrugët e Madridit.