Burri që shfrytëzoi ngjashmërinë me Messin dhe fjeti me 23 femra

6 muaj më parë

Burri që shfrytëzoi ngjashmërinë me Messin dhe fjeti me 23 femra

Reza Parastesh është bërë i famshëm në të gjithë botën për ngjashmërinë e madhe që ka me yllin e futbollit botëror, argjentinasin Lionel Messi.

26-vjeçari së fundmi është akuzuar në mediat sociale, por edhe nga spanjollja “Marca” se ka shfrytëzuar ngjashmërinë me sulmuesin e Barcelonës për të fjetur me 23 femra, duke u prezantuar si Lionel Messi.

Iraniani ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram”, duke rrëzuar pretendimet. Ai ka shkruar se nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë, atëherë ai do të ishte në burg.

“Një lajm i rremë në lidhje me mua është duke qarkulluar në rrjetet sociale. Ju lutem mos luani me reputacionin e njerëzve. Nëse kjo gjë do të ishte e vërtetë, atëherë unë do të isha në burg”, ka shkruar Reza Parastesh.