Bulliqi demanton Isufin, thotë se s’ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Kufirin

2 muaj më parë

Bulliqi demanton Isufin, thotë se s’ka dhënë dorëheqje nga Komisioni Shtetëror për Kufirin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se ai nuk ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror.

Përmes një shkrimi në Facebook ka demantuar lajmin se ishte dorëhequr nga ajo pozitë.

“Për hir të manipulimeve mediatike e politike që po bëhen ditëve të fundit nga disa media të shkruara e eksponentë politikë, ju bëj me dije juve dhe opinionin publik se unë si Kryesues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, nuk kam dhënë asnjë dorëheqje nga kjo pozitë”.

Në fakt, për dorëheqje nga Komisioni kishte shkruar miku i tij Florim Isufi, duke i shpjeguar edhe arsyet pse kanë vepruar ashtu, përkujton AktivPress.

Bulliqi sqaron se për shkak të pozicionit të ri në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri se a mund t’i mbajë dy pozitat.

“Për shkak të pozicionit tim të ri në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar mendimin e Agjensisë Antikorrupsion dhe Zyrës Ligjore në Kryeministri, lidhur me atë se a ka konflikt interesi për ta ushtruar këtë detyrë. Me një fjalë ne vazhdojmë punën tonë së bashku me anëtarët e tjerë të komisionit, normalisht”.

Në vijim mund të lexoni çfarë kishte shkruar Florim Isufi.

Të nderuar miq!Situata në të cilën po gjendet shoqëria kosovare është shumë e rëndë dhe kërkon mobilizim maksimal për…

Gepostet von Florim Isufi am Montag, 23. März 2020