Bujqesia me kamatat më të larta për kredi

4 vite më parë

Bujqesia me kamatat më të larta për kredi

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar Sektori i bujqësisë vazhdon të ketë normën më të lartë të interesit në kredi, por që megjithatë vazhdon të renditet i dyti për nga rritja e kreditimit, raporton RTKlive.

“Norma mesatare e interesit në kreditë e sektorit mikrofinanciar në shtator 2016 vazhdoi të përcjellë trendin rënës, duke rënë në 22.3 %. Ishte norma e interesit për kreditë ndaj ndërmarrjeve që ndikoi dukshëm në rënien e normës mesatare të interesit në këtë sektor”, thuhet në raportin e BQK-së, për vlerësimin e ekonomisë së Kosovës.