Braktisi ëndrrat për t’iu bashkuar UÇK-së, Rama sjell historinë e ish-luftëtares

2 muaj më parë

Braktisi ëndrrat për t’iu bashkuar UÇK-së, Rama sjell historinë e ish-luftëtares

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka sjellë përmes një videoje historinë e Hamide Xhemajlit, ish-lufëtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ajo i është bashkuar UÇK-së në vitin 1996 me një këmbëngulje të madhe duke kundërshtuar edhe vëllanë e saj.

Postimi i Ramës:

LIRIA KA EMER

Kjo është historia e Hamide Xhemajlit, luftëtare e orëve të para në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, e cila në vitin 1996 vendosi të braktisë ëndrrat dhe t’i bashkohet vëllait, gati për të dhënë jetën për lirinë. Historia e saj është një nga mijëra e mijëra pjesët e historisë së përbashkët të krenarisë dhe dhimbjes së vajzave dhe djemve të Kosovës heroike.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/190950712559571

Kujtojmë se ish krerët e UÇK-së po akuzohen në Hagë për krime lufte.