Braida i Barcelonës: Allegri është mik i imi, nuk mund të them që s’jemi të interesuar

4 vite më parë

Braida i Barcelonës: Allegri është mik i imi, nuk mund të them që s’jemi të interesuar

Drejtori i Barcelonës, Ariedo Braida, nuk ka mundur ta mohojë faktin që klubi i tij është i interesuar për Allegrin, si zëvendësues të Luis Enriques, që do të largohet në fund të sezonit.

Braida ka thënë që janë shumë trajnerë në “radar” të Barcelonës dhe nuk e ka përjashtuar as Allegrin e Juventusit.

“Allegri është mik i imi dhe njihemi me të shumë mirë, nuk mund ta mohoj që nuk jemi të interesuar, por kjo është diçka që nuk mund të flas për të. Është top sekret”

“Çdo ditë, në media shoh emra trajnerësh të cilët thuhet që janë të lidhur me një kalim te Barcelona, kemi disa emra në mendje dhe së shpejti do të fillojmë kontaktet, por unë personalisht nuk preferoj të flas diçka më shumë rreth kësaj”, tha Braida.

Allegri është duke e drejtuar Juventusin drejt titullit të tretë radhazi që prej ardhjes së tij si pasues i Antonio Contes. /AktivPress