BQK-ja bëhet pjesë e Autoritetit Bankar Evropian

3 vite më parë

BQK-ja bëhet pjesë e Autoritetit Bankar Evropian

Autoriteti Bankar Europian e ka mirëpritur Kosovën si shtet të ri që bëhet pjesë e Memorandumit të Bashkëpunimit me autoritetet bankare mbikëqyrëse të disa vendeve të Europës Juglindore.

Ky memorandum është nënshkruar fillimisht më 2015, për të siguruar një kornizë për bashkëpunim dhe shkëmbim informatash, njofton Klan Kosova.

Si rrjedhojë e qasjes pozitive dhe punës së mirë, ABE e ka bërë pjesë të kësaj marrëveshje me autoritetet bankare mbikëqyrëse të disa vendeve të Europës Juglindore, edhe Bankën Qendrore të Kosovës.

Memorandumi ka nisur si nevojë për të siguruar stabilitet financiar në vendet në zhvillim të Europës, pjesë e së cilit vec kanë qenë Bosnja dhe Hercegovina, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Serbia dhe Shqipëria.