Borrelli: Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje, BE-ja nuk do ta diktojë atë

2 muaj më parë

Borrelli: Prishtina dhe Beogradi duhet të gjejnë një zgjidhje, BE-ja nuk do ta diktojë atë

Shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell deklaroi se pret që administrata e Joe Bidenit të ketë një partneritet të fortë me Bashkimin Evropian në të gjitha çështjet, sepse nuk bën garë në Ballkan, veçanërisht siç tha ai kur bëhet fjalë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Në një intervistë për portalet” Nezavisne” dhe “Politiçki.ba”, ai tha se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë një zgjidhje dhe se sipas tij BE-ja nuk do ta diktojë atë.

Mes tjerash ai theksoi se disa muaj më parë propozimi ishte shkëmbimi i territoreve, raporton Tanjug, transmeton Klan Kosova.