Bordi i Përkohshëm dhe aksionari e vlerësojnë pozitivisht performancën e KEK-ut

1 muaj më parë

Bordi i Përkohshëm dhe aksionari e vlerësojnë pozitivisht performancën e KEK-ut

Me autroizimin e lëshuar nga Blerim Kuqi, minister i MEA, në pajtim me dispozitat e Ligjit për Ndërmarrjet Publike dhe Ligjit për Shoqëritë Tregtare, në Korporatën Energjetike të Kosovës KEK sh.a. është mbajtur mbledhja e përgjithshme vjetore e aksionarit. Kjo mbledhje përbën takimin më të rëndësishëm të korporatës në të cilën shqyrtohen dhe miratohen dokumente të rëndësishme dhe strategjike për ndërmarrjen, transmeton AktivPress.

Në këtë takim, siç thuhet në komunikatë janë miratuar Raporti i Auditorit të pavaruar për pasqyrat fianciare në fundvit 2019 dhe letrës së menaxhmentit si dhe Raporti Vjetor 2019. Po ashtu është shqyrtuar performanca e menxhmentit për periudhën e njejtë.

Për më tepër, aksionari ka vlerësuar faktin që korporata edhe këtë vit, si tash e disa vite, pranon një raport të auditorit pa kualifikime, ndërsa që u përsërit kërkesa për adresim të qeshtjeve të theksuaura në raport.

“Bordi i Përkohshëm dhe përfaqësuesit e aksionarit u zotuan për mbështetje të vazhdueshme të menaxhmentit, por njëkohësisht kërkuan shtim të përpjekjeve për tejakalim të pengesave dhe vështirësive aktuale dhe vazhdimin e trendit të performncës së mirë”, thuhet në komuinikatë.

AKTIV PRESS