Bonucci ia kujton Juventusit se refuzoi ofertë marramendëse nga City

4 vite më parë

Bonucci ia kujton Juventusit se refuzoi ofertë marramendëse nga City

Mbrojtësi i Juventusi, Leonardo Bonucci, ka thënë se nuk dëshiron të largohet nga Zonja e Vjetër dhe se nëse do të dëshironte një gjë të tillë, do ta kishte bërë vitin që lamë pas – i cili refuzoi ofertë marramendëse nga Manchester City.

“Kam kontratë me Juventusin deri në vitin 2021 dhe ndihem shumë i rëndësishëm këtu, nuk shoh ndonjë problem”, tha fillimisht Bonucci, transmeton Express.

“Nëse do të dëshiroja të largohem nga Juventusi, do ta kisha bërë vitin e kaluar, kisha oferta të rëndësishme nga klubet angleze, madje kisha filluar ta mësoj edhe gjuhën”, shtoi ai.