BMW M850i kabrio nga Abu Dhabi, më i madh e më shkëlqyes

3 javë më parë

BMW M850i kabrio nga Abu Dhabi, më i madh e më shkëlqyes

BMW Series 8 në version kabrio me etiketën M850i xDrive në tregun amerikan po shitet me çmim prej 121.400 dollarë.

Sa i përket ngjyrës gri “Dravit”, e cila është në dispozicion si ofertë dhe me të cilën është i ngjyrosur ky BMW M850i xDrive në foto, ajo kushton 1.950 dollarë shtesë, transmeton Koha.net. Kjo në fakt te blerësit e këtij modeli nuk paraqet shpenzim të madh, pasi që fjala është për një veturë luksoz.

T’i kthehemi modelit në fotografi. Në fakt, kushdo që e ka porositur këtë model nga salloni i kompanisë BMW në Abu Dhabi, ka vendosur që të marrë setin e rrotave “M” prej 20-inç me ngjyrë gri, transmeton Koha.net. Falë këtyre rrotave dhe ngjyrës së tyre, ky M850i xDrive duket disi më i madh dhe më shkëlqyes.

Kur është fjala për interier, ky M850i xDrive kabrio është ka lëkurë “Fiona” me ngjyrë të kuqe dhe “Merino” me ngjyrë të zezë. Po ashtu, ka disa detaje nga alumini dhe nga çeliku në konzolën qendrore.