BMW i Steve Jobs del në shitje

3 vite më parë

BMW i Steve Jobs del në shitje

Steve Jobs, themeluesi i gjigantit teknologjik Apple, kishte parë rëndësinë e dizajnit atraktiv në të gjitha produktet që ai kishte. Që nga iPhone i parë, madje edhe tek makinat që mbante.

Tani ekziston një mundësi që dikush tjetër të blejë një veturë BMW Z8 2000 të cilën e kishte pasur Jobs, që vdiq më 2011.

Sipas listës së “RM Sotheby”, Jobs ishte bindur të blinte një Z8 pasi shefi i Oracle Larry Ellison i kishte thënë se kjo veturë ishte maja e inxhinierisë automobilistike të asaj kohe. Më 6 tetor, 2000 Jobs e kishte blerë këtë model Z8 me interier lëkure krejt të zi. Ky ishte modeli i 67-të që BMW kishte krijuar për klientët. Vetura ka vetëm 25 mijë kilometra të kaluara.

Një gjë interesante te kjo veturë është se Jobs kishte përdorur brendin e telefonave Motorola shtatë vjet para se të sillte revolucionin në treg, iPhonen, transmeton Albinfo.ch.

Vetura kishte motor 4.9-litërsh me marsh manual me gjashtë shpejtësi.

Z8 i Steve Jobs del në shitje në një ankand në New York më 6 dhjetor me çmim mes 300 mijë dhe 400 mijë dollarëve.