Bleona Qerreti së shpejti në tre filma amerikan

2 muaj më parë

Bleona Qerreti së shpejti në tre filma amerikan

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qerreti, ka rrëfyer se së shpejti do të jetë pjesë e tre filmave amerikan.

Në një intervistë për PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, këngëtarja Bleona Qereti flet rreth projekteve të saj.

PolitkOn: Bleona, “God’s Country” ,”The way of Worries” dhe “Paper Empires” janë tre filma në të cilat ti do të jesh pjesë si protagoniste herë në rolin kryesor, here në role mbeshtetes. Apo jo ? Na thuaj diçka për këto projektet e tua, të lutem?

Bleona Qereti: “The way of worries” është një film që ka aktorë shumë të njohur si: Denise Richards, Cuba Gooding Jr. Është një film familjar në të cilën unë luaj një pop star, kam një rol të vogël, filmi xhirohet tani në nëntor në Minnesota .

Ndërsa filmi” God’s country”, kam rolin kryesor është një film horror, xhirohet në Skoci, do të fillojnë xhirimet në fund të janarit, mbasi shpresojmë se do të ketë një vaksinë për koronavirusin. Projekti im i tretë është “Paper empired” që tashmë dihet ,projekt të cilin unë e ndalova së xhiruari për punë të koronës si gjithë bota këtu në Hollywood dhe shpresoj që do të rifillojnë xhirimet në fund të janarit ose në shkurt edhe për këtë. Por jam shumë e kënaqur dhe shumë e gëzuar që kam tre filma të cilët i kam njëri pas tjetrit për tre muaj.

PolitkOn: Njëri prej tyre do të jetë në Netflix, apo jo?

Bleona Qereti : “Paper empires” do të jetë kabllor në Amerikë dhe netflix në të gjithë botë dhe dy filmat e tjerë do të jenë kabllor dhe kam iden që do të ketë një rishikim , por duke qenë se akoma nuk janë xhiruar , nuk e dimë akoma se kush është plani. Por unë jam shumë e kënaqur për këtë fakt , nuk e kam thënë akoma lajmin nëpër Instagram sepse doja që të mbaronin zgjedhjet, të ikte kjo situata politike që ka kapur gjithë Amerikën, sigurisht javën tjetër do dal dhe do jap lajmin zyrtar për filmat.