Biznesmenët turq njoftohen për mundësinë e investimit në Kosovë

3 muaj më parë

Biznesmenët turq njoftohen për mundësinë e investimit në Kosovë

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot në takim një delegacion të përfaqësuesve të bizneseve nga Turqia, ku diskutuan për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes të dyja vendeve si dhe për mundësitë e rritjes së investimeve të bizneseve turke në Kosovë dhe anasjelltas, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Gjatë takimit, Hamza i informoi përfaqësuesit e bizneseve turke për situatën ekonomike në vend, me theks të veçantë për ambientin e të bërit biznes në Kosovë dhe reformat e ndërmarra nga Ministria e Financave për krijimin e kushteve sa më të favorshme për zhvillimin e sektorit privat, si bartës kryesor i zhvillimit ekonomik.

Sipas tij në Kosovë është krijuar një ambient i mirë të të bërit biznes dhe se nuk do të ketë rritje të tatimeve ekzistuese dhe nuk do të ketë tatime të reja, por do të ketë lirime dhe thjeshtëzim të procedurave.

Me këtë rast Bedri Hamza i ftoi bizneset Turke që të investojnë në Kosovë.